Prishtinë 25.02.2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z. Zejnullah Gashi ka pritur në një takim njoftues përfaqësues nga KFOR-i, me të cilët diskutuan për çështje të ndryshme. Kryeprokurori Gashi falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe u dakorduan që të rritet niveli i bashkëpunimit mes vete.
