Prishtinë, 18 Dhjetor 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi ka pritur në takim zyrtarët nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Prishtinë (ZMNV). Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtje dhe përkrahje të viktimave të krimit. Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me ZMNV-në, për të siguruar një trajtim të drejtë, të shpejtë dhe të ndjeshëm për viktimat e krimit. Kryeprokurori Gashi vlerësoi punën e ZMNV-së për ofrimin e mbështetjes ligjore për viktimat, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kryeprokurori Gashi siguroi mbështetje të plotë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë karshi ZMNV-së, duke theksuar se mbrojtja e viktimave mbetet njëri nga prioritetet kryesore të institucionit të cilin e drejton.
Në fund të takimit, të pranishmit u zotuan për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të përmirësimit të shërbimeve për viktimat e krimit.