Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Komunikatë e Përbashkët për Media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës

Arrestohen katër persona të dyshuar për “Fajde” dhe “Organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’’

Prishtinë, 19 Shtator 2024 – Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkërendim me Policia e Kosovës, respektivisht  Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda,  në vazhdën e luftimit të dukurisë së fajdesë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore,  me datën 19 shtator 2024, ka realizuar operacion policor, me ç’rast ka zbatuar urdhërkontroll në 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale “fajde” nga neni 331 i KPRK-së dhe “organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së.

Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

Katër personave të dyshuar A. A., S. A., E. G. dhe A. G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë.