Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Aktakuzë me propozimin për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer katër raste të vjedhjes

Prishtinë, 24 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.J., në drejtim të veprës penale “Vjedhja”, nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti më 23.03.2022, është ndaluar me aktvendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit, pasi gjatë muajve nëntor-dhjetor 2021 dhe shkurt-mars 2022, ka kryer katër vjedhje në një market dhe barnatore në komunën e Prishtinës.

Prokurori i Shtetit, krahas aktakuzës së ngritur ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.J., për shkak të veprës penale “Vjedhja”, të paraparë sipas KPRK-së.