Share on

Facebook

Aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë me Policinë e Kosovës Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, fillimisht me datë 24.12.2024, ka pranuar një raport të paraqitur nga Policia e Kosovës, Njësia kundër pastrimit të parasë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, fillimisht ka filluar hetimet kundër të pandehurit Z.M dhe D.F, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepra penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, me datë 24.12.2024, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar Urdhëresë për zbatimin e masave të veçanta hetimore ndaj të pandehurve të lartcekur. Po të njëjtën datë, Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarr veprime taktike operacionale, ku janë zbatuar këto masa. Gjatë zbatimit të masave të tilla, përfshihet në veprën penale dhe i pandehuri i tretë V.S, për çka, Prokurori i Shtetit, me datë 26.12.2024, ka zgjeruar hetimet në drejtim të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe menjëherë është kërkuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake lëshimin e urdhrit për masën e veçantë hetimore dhe urdhrit për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të provave dhe pasurisë së specifikuar për të tre të pandehurit.

 

Gjatë këtij operacioni, në zbatimin të urdhëresave të tilla, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur që të shoqëroj në Polici disa persona dhe nga të njëjtit si sekuestroj shumën prej 25.000 euro.