Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Zëvendës kryeprokurorja Elza Bajrami- Kastrati priti në takim përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore të Norvegjisë

Prishtinë, 7 Tetor 2024– Zëvendës kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Elza Bajrami- Kastrati, sot gjatë ditës ka pritur në takim përfaqësues nga Administrata Gjyqësore Norvegjeze, njëherësh dhe donator të Projektit për Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL).

Takimi u mbajt në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi në lidhje me sfidat dhe të arriturat e deritanishme të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL).

Zëvendës kryeprokurorja Bajrami-Kastrati, i njoftoi përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore Norvegjeze, rreth punës, mënyrës së funksionimit dhe zbatimit të sistemit elektronik (SMIL) në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, u diskutuan edhe sfidat kryesore gjatë punës së përditshme me sistemin SMIL, po ashtu të pranishmit u njoftuan me gjithë procesin e punës së këtij sistemi elektronik, duke filluar nga shkrimorja deri në momentin kur lëndët dërgohen nga kjo Prokurori në Gjykatën kompetente.

Zëvendës kryeprokurorja Bajrami-Kastrati, në fund të takimit i falënderoi të pranishmit për vizitën e bërë si dhe për ndihmën e kontributin e vazhdueshëm të tyre rreth projektit SMIL, duke theksuar se avancimi i  SMIL-it dhe aplikimi i tij në Prokurorinë Themelore ka bërë punën më të lehtë për prokurorët dhe stafin mbështetës.