Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë u prit në takim nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Kreu i SPAK-ut dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës

Prishtinë, 13 qershor 2024– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast është pritur nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani si dhe Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, z. Arens Çela.

Gjatë këtyre takimeve, Kryeprokurori Gashi ka diskutuar me bartësit e funksioneve kryesore prokuroriale të Republikës së Shqipërisë për çështje të ndryshme profesionale nga fusha e sundimit të ligjit, veçmas për avancimin e bashkëpunimit juridik që bien në kompetencë të juridiksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm, z. Olsian Çela, Kreun e SPAK-ut, z. Altin Dumani si dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, z. Arens Çela, për mikpritjen dhe gatishmërinë institucionale për bashkëpunim me PTH të Prishtinës, njëkohësisht ka shprehur vullnetin e tij dhe prokurorisë që drejton që brenda mandatit dhe kompetencave ligjore të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me prokuroritë përkatëse në të gjitha çështjet që kërkohet koordinimi dhe ndërveprimi reciprok në luftimin e kriminalitetit.