Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar Familjes Shabani, me rastin e vdekjes së ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Ferizaj, Ekrem Shabani

Prishtinë, 26 gusht 2021
E nderura familje Shabani,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait tuaj dhe kolegut tonë, ish-Kryeprokurorit Ekrem Shabani, i cili për një dekadë shërbeu si Kryeprokuror i Prokurorisë Publike Komunale në Ferizaj.
Ndarja nga jeta e ish-Kryeprokurorit Shabani është padyshim një dhimbje shumë e madhe, kurse  veprat, profesionalizimi, virtytet dhe integriteti që ka bartur tanimë i ndjeri janë krenaria që do ta mbani Ju si familje dhe ne si kolegë.
Qyteti i Ferizajt pati fatin ta ketë në mesin e tij një qytetar shembull, një jurist të zotin dhe me vlera kombëtare, i cili punoi në kohëra të vështira në shërbim të drejtësisë.
Veprat e tij do të mbesin gjatë në memorien tonë institucionale, duke qenë udhërrëfyes se si të punohet me ndershmëri, përkushtim dhe zell.