Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Diskutohet projekti regjional për krim serioz dhe krim të organizuar nga Ambasada Britanike me Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 09-10 shkurt 2022 – Në kuadër të projektit regjional për krim serioz dhe krim të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, është pritur në takim udhëheqësi i këtij projekti z. Chris Marshall nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Takimet janë zhvilluar mes udhëheqësit të këtij projekti dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, si dhe me prokurorin e Departamentit të Krimeve të Rënda, Armend Hamiti.

Çështjet të cilat janë shtjelluar gjatë takimeve me përfaqësuesin e projektit në fjalë ishin: raportet me policinë dhe institucionet relevante në trajtimin e rasteve penale, vendimmarrja brenda institucionit dhe rastet të cilat trajtohen me prioritet nga prokurorët e kësaj prokurorie, trajtimi i krimit serioz dhe sfidat me të cilat përballen prokurorët në trajtimin e këtyre rasteve, politika ndëshkimore, etj.

Në fund të takimit pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe koordinim të rregullt në realizimin e këtij projekti.