Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Diskutohet Projekti i BE-së me Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 5 prill 2022– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, i shoqëruar nga përgjegjësja e Departamentit të Përgjithshëm, Jehona Grantolli, kanë pritur në takim ekspertë të projektit të BE-së, Laurence Hanvey Key dhe Brian Robinson. Ky projekt është i implementuar nga NICO ( Northern Ireland Cooperation Overseas), me temën “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”.

Takimi kishte për qëllim njohjen e pjesëmarrësve me legjislacionin vendor, aplikimin e masave të fshehta në rastet penale, konkretisht masën e përgjimit ligjor, bashkëpunimi ndërinstitucional prokurori-polici, aplikimi i nenit 70 të KPPK-së, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, respektivisht neni 2 e neni 6 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, aplikimi i procedurave standarde të operimit me theks të veçantë tek mbrojta e të drejtave të njeriut, etj.

Në fund të takimit pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe komunikim të rregullt me qëllim të realizimit të projektit në fjalë në institucionet e vendit tonë.