Prokuroria Themelore në Prishtinë

Share on

Facebook

Diskutohet për përmirësimin e llogaridhënies në sistemin prokurorial, Kodit të Etikës si dhe Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjyqtarë e Prokurorë

Prishtinë, 18 maj 2022– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim përfaqësues të Projektit EUKOJUST, Johannes Van Vreeswijk dhe Bardha Maxhuni.

Me këtë rast, Kryeprokurori Munishi, ka prezantuar sfidat në menaxhimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si prokuroria më e madhe në vend, si dhe funksionimin e aktivitetet e kësaj prokurorie.

Takimi kishte për qëllim përmirësimin e llogaridhënies në sistemin prokurorial, po ashtu, përmirësimin në drejtim të aplikimi të Kodit të Etikës dhe Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjyqtarë e Prokurorë.

Çështje të tjera të cilat u diskutuan në këtë takim ishin: përparësitë dhe mangësitë e sistemit prokurorial në legjislacionin në Kosovë në përgjithësi, përparësitë e mangësitë e Kodit të Etikës dhe Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjyqtarë e Prokurorë, transparenca ndaj shoqërisë civile dhe publikut, etj.

Në fund të takimit pjesëmarrësit  u pajtuan që të bashkëpunojnë dhe të mbajnë takime të vazhdueshme me qëllim të përmirësimit të llogaridhënies në sistemin prokurorial.