Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë është njëra nga shtatë prokuroritë themelore në Republikën e Kosovës. Ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç
nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga tri departamente.

Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti për të Mitur dhe Departamenti për Krime të Rënda. Në kuadër të Departamentit të Krimeve të Rënda, funksionon Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me gjithsej 6 prokurorë të angazhuar, të cilët trajtojnë rastet për veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare. Kjo prokurori ka gjithsej 41 prokurorë së bashku me Kryeprokurorin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbulon territorin e komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Graçanicës, Lipjanit, Obiliqit dhe Podujevës.

Administrata

Në administratën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë të angazhuar gjithsej 134 staf mbështetës me pozitat si:
Administrator;
Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores ;
Bashkëpunëtor profesional ;
Zyrtar për Informim dhe Monitorim të Mediave ;
Zyrtar për Buxhet dhe Financa
Zyrtar të TI-së ;
Zyrtar i Përkthimeve;
Zyrtar Ligjor ;
Referent ;
Sekretar Juridik;
Arkivist ;
Zyrtar për Distribuimin e Dokumenteve;

Zyrtar për Logjistikë ;
Zyrtar për Transport;
Asistent për Shërbime të Sigurisë;
Recepsionist ;
Shtëpiaku ;