Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 29 mars  2025  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza, kundër njëqindeshtatë (107) personave, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur në gjykatat kompetente katër (7) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër  (4) personave.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë sekuestruat një automjet i tipit Mercedes model S400, çelësi i veturës dhe një patentë shoferë.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale, si dhe janë ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër katër dhjetë e tetë (48) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar një automjet të tipit Mercedes model S 400, çelësat e veturës  dhe një patentë shofer dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

35-48

10-11

5-5

21-22

/

4-4

   12-17

87-107

Ndalimet

2

    /

/

/

4

//

   /

6

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

//

1-1

    1-1

  /

1-1

1-1

/

/

      4-4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

3

/

/

/

/

3

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit është ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e pesë  (35) aktakuza kundër katër dhjetë e tetë (48), për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale  ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik ’’.

Një (1)aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmu”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Aktakuzat  :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë  (5)  personave  për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  dhe veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i pasurisë se huaj ”

Katër (4) aktakuza kundër katër   (4) personave  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Sekuestrimet :

Prokuroria Themelore në Pejë, ka sekuestruar një automjet të tipit Mercedes model S 400, çelësat e veturës dhe një patentë shofer.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

5.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

 

6.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

7.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur:

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 332 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 366 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (2)  personave për veprën  penale nga neni 358 të KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër (2)  personave për veprën  penale nga neni 349 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 181 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (5)  personave për veprën  penale nga neni 185 të KPRK-së.

Tri (3) aktakuza kundër (3)  personave  për veprën  penale nga neni 314 të KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër (2)  personave për veprën  penale nga neni 269 të KPRK-së.