Prishtinë, 19 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur në gjykatat kompetente tre (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë (10) persona, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave,, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzatpersonat |
/ |
9-12 |
6-7 |
6-6 |
4-5 |
5-5 |
13-13 |
5-8 |
49-56 |
Ndalimet |
10 |
1 |
// |
2 |
// |
1 |
// |
14 |
|
Paraburgimet:kërkesat – personat |
// |
// |
1-1 |
// |
/ |
1-1 |
/ |
1-1 |
3-3 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |