Share on

Facebook

Raporti i punës për muajin shkurt 2025 i Prokurorisë Themelore në Pejë

Pejë, 18 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë punës se muajt shkurt, ka pranuar 213 (dyqindetrembëdhjetë) kallëzime penale, kundër 257 (dyqindepesëdhjeteshtatë) personave, kurse nga departamentit i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur, janë përfunduar si lëndë 275 (dyqindeshtatëdhjetepesë)  raste, kundër 352 (treqindepesëdhjetedy) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti i krimeve të rënda dhe ai i përgjithshëm, kanë ngritur gjithsej 184 (njëqindetetëdhjetekatër) aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku të akuzuar gjatë këtij muaji janë 226 (dyqindenjëzetegjashtë) persona.

Nga departamenti për të mitur i kësaj prokurorie, janë 12 (dymbëdhjetë) propozime për shqiptimin e masave edukative ndaj personave të mitur.

Rastet e dhunës në familje gjatë këtij muaji janë pranuar 29 (njëzetenëntë) kallëzime penale, kurse nga prokurori i shtetit janë ngritur 15 (pesëmbëdhjetë) aktakuza, ndaj 19 (nëntëmbëdhjetë) personave që kanë kryer këtë vepër dhe të njëjtat janë deponuar në gjykatat kompetente.

Po ashtu, gjatë muajit shkurt në Prokurorinë Themelore të Pejës, përmes procedurave alternative janë përfunduar 33 (tridhjetetre) raste, kundër 44 (dyzetekatër) personave. Prej tyre 26 (njëzetegjashtë) raste përmes procedurës se ndërmjetësimit, ndërsa në 7 (shtatë)  raste tjera është arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.