Share on

Facebook

Prokuroria e Pejës ndalon 131 persona për tre muaj

Prokuroria e Pejës ndalon 131 persona për tre muaj

Pejë, 2 maj 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ndaluar gjithsej 131 persona  për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, ka ndaluar gjithsej 131 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ndalimit të personave  për 48 orë është 43 persona të ndaluar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin  e dukurive negative gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës