Pejë, 25 shkurt 2025 – Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka pritur në takim, koordinatorin e Zyrës për mbrojtën e viktimave në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Burhan Maxhunin, bashkë me mbikëqyrësin e Zyrës rajonale për mbrojnë e viktimave në Pejë, Demë Hasanaj.
Nga ky takim u kërkua të ketë koordinim të mirëfilltë në raport me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, në koordinim me koordinatoren e veprave të dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Pejë, prokuroren e shtetit, Arlinda Nallbani Gacaferri dhe zyrtarët përkatës për mbrojnë e viktimave të dhunës nga këto vepra penale.
Përveç mbrojtëseve të viktimave dhe prokurorit të shtetit, rol të veçantë në trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, gjatë diskutimit u tha se do kërkohet edhe nga institucionet relevante që të jenë me vigjilentë dhe përgjegjës për sigurinë e tyre.