Prokuroria e Pejës kryen 115.38 % raste me pranimin e fajësisë me shumë se tremujorin e vitit të kaluar
Pejë, 8 prill 2025- Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se tremujorin e parë të këtij viti ka kryer 115.38%, lëndë penale me marrëveshje me palët, krahas tre mujorit të vitit të kaluar.
28 lëndë janë kryer në tre mujorin e parë të këtij vitit nga prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës me marrëveshje me palët , krahas vitit të kaluar në muajt janar, shkurt dhe mars që ishin kryer vetëm 13 raste me marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Ndërsa, raste të ndërmjetësimit këtë tre mujor të vitit 2025 janë kryer 27.5% me shumë se vitin 2024.
Në tre mujorin e parë të vitit 2024 raste të ndërmjetësimit janë kryer gjithsej 40, kurse tre mujorin e këtej viti janë kryer raste përmes ndërmjetësimit 51, ose 27.5% me shumë.