Pejë,6 janar 2025 -Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, ka ftuar në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, kolonel Shaban Shalen, zëvendësdrejtorin, nën-kolonelin Agron Hasanaj, shefin e sektorit të operativës rajonale, nën-kolonelin Nexhat Gutiq , si dhe, shefin e sektorit të hetimeve rajonale, majorin Nue Nikollaj.
Gjatë këtij takimi të mbajtur në objektin e Prokurorisë Themelore në Pejë ,ndër të tjera u diskutua për ngritjen e nivelit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional , si dhe harmonizimin e bashkëveprimeve, me qëllim të efikasitetit për të siguruar rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Si çështje e veçantë e diskutimit ishte edhe koordinimi i Prokurorisë Themelore të Pejës me Policinë e Kosovës për angazhimin dhe monitorimin e procesit të votimeve me 9 shkurt, për mbarëvajtje sa me të rregullt të këtij procesi, duke garantuar mbrojtjen e votës se lirë të qytetarëve.
Po ashtu, të pranishmit diskutuan çështje me rendësi për ndërmarrjen e veprimeve , parandaluese të akteve kriminale, luftimin e korrupsionit , sigurinë në objektet shkollore, si dhe, siguria e qytetarëve.
Gjithashtu, kryeprokurorja paraqiti objektiva e planit të punës në mandatin katër (4) vjeçar të saj.