Share on

Facebook

Aktakuzë për veprën penale dhunimi

Pejë,25 prill 2025- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.I për shkak të veprës penale “Dhunimi” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.I, me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e  forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës  kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e  cila i vihet në barrë.