Prokuroria Themelore Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka juridiksion për ndjekjen penale të personave të akuzuar për vepër penale, mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

-Departamenti i Përgjithshëm

-Departamenti për të Mitur dhe

-Departamenti për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Pejë, ka kompetencë territoriale duke përfshirë territorin e komunës së  Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut. Prokuroria Themelore në Pejë udhëhiqet nga Kryeprokurori, Agim Kurmehaj . Së bashku me kryeprokurorin në këtë prokurori janë pesëmbëdhjetë (15 ) prokuror dhe pesëdhjetetre (53) persona staf mbështetës/administrativ.

Administrator:

Arben Ademaj

Tel: 039/422 163
Email: arben.ademaj@rks-psh.org
Adresa: Prokuroria Themelore Pejë,  rruga Hasan Cermaxhija pa nr. Pejë

Administrata

Në administratën e Prokurorisë Themelore në Pejë , janë të angazhuar pesëdhjetetre (53)
persona staf mbështetës/administrativ prej tyre:

Bashkëpunëtorë profesional – 13

Zyrtarë ligjor – 12
Referent – 6
Sekretare juridike – 3
Arkivistë – 3
Zyrtarë të transportit – 3
Dorëzues – 2
Punëtor sigurimi – 2
Zyrtarë i teknologjisë 1

Përkthyes 1
Zyrtarë të financave 1
Zyrtar për informim dhe monitorim të mediave 1