Share on

Facebook

Mbahet takimi Prokurori- ATK, kërkohet angazhim për luftimin e shmangies tatimore

Pejë, 24 prill 2025-Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe zëvendës-kryeprokurorja, Arlinda Nallbani Gacaferri, kanë pritur në takim Drejtorin e ATK-së për rajonin e Pejës, Shefqet Dervishaj.

Gjatë takimit, temë e diskutimeve ka qenë ngritja e bashkëpunimit ndërinstitucional Prokurori- ATK dhe  harmonizimi i veprimeve për luftimin e dukurive negative, me theks të veçantë subjekteve që shmangën nga pagesat tatimore.

Kryeprokurorja Vuçetaj, gjatë takimit theksoi se do të ofrohet mbështetje e plotë institucionale për inspektoret e ATK-së në luftimin e veprave penale.

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta me qëllimit të ndjekësve të shkeljes se ligjit.