Prishtinë, 30 mars 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona me urdhër të prokurorit të shtetit dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë (9) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndalur dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | // | // | / | // | // | / | // | // |
Ndalimet | / | 1 | 2 | 3 | / | 9 | / | 2 | 17 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
// | 1-1 | / | // | // | 3-5 | / | / | 4-6 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
/
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit është ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
2. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshaur, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” sipas KPRK-së.
3. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një person i ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
/.
4. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, të përfshirë në një rast, ku katër (4) prej tyre për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa dy (2) prej tyre për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkake të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
//
5. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndalur dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe veprën penale “Vjedhje e rëndë”