Prishtinë, 21 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur në gjykatat kompetente shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar nëntë (9) persona, si dhe ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’, po ashtu janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzatpersonat |
/ |
13-14 |
4-4 |
6-7 |
13-13 |
2-2 |
12-14 |
8-9 |
58-63 |
Ndalimet |
9 |
2 |
1 |
1 |
1 |
// |
5 |
19 |
|
Paraburgimet:kërkesat – personat |
// |
2-2 |
1-1 |
1-1 |
1-1 |
// |
/ |
2-3 |
7-8 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për krime të rënda – me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’’, një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’, një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale “Vjedhja’’.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Dhunë në familje’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të dëtyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”
Aktakuzat :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna ne Familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) atakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
5. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
6. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
7. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandim me mallra” sipas KPRK-së. Ndërsa, dy (2) persona tjerë janë ndaluar në në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” sipas KPRK-së.
Kurse, një (1) kërkesë tjetër është parashtruar ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.