Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 15 nëntor  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur gjithsej dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetë (50) persona, si dhe, janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar tetë (8) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar tetë (8) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

    Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

9-9

11-12

8-8

10-11

4-4

/

4-6

46-50

Ndalimet

1

/

4

/

9

/

1

        15

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/

6-6

   /

1-1

/

/

/

   1-1

        8-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

 

//

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave

psikotrope dhe analoge” një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë”

Departamenti për të Mitur – prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Departamenti i Përgjithshëm – prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale ”Manipulim me prova”.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy persona të ndaluar për veprën penale “Falsifikimi i parasë ”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Aktakuzat :

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ” Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Ndërtimi pa Leje “ nga neni 359 të KPRK-së

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve ” nga neni 314 të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Vjedhje e Pyllit” nga neni 349  të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosje” nga neni 181 të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ” Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321 të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje “ nga neni 313  të KPRK-së.

Një (1)Aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384  të KPRK-së.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,” Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë :

 

/

 

7.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”.