Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 9 nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza, kundër dyzet  (40) personave, janë ndaluar dymbëdhjetë  (12) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur në gjykatat kompetente pesë(5) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj nëntë  (9) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

16-21

2-3

/

6-6

/

/

8-10

32-40

Ndalimet

6

/

/

/

5

/

1

12

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

//

2-4

/

   //

1-1

/

/

2-4

5-9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprat penale “Kanosja”, “Mospërfillja e gjykatës”, “Zjarrvënia”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Departamenti për  Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

 

Kërkesat për caktim të parabrugimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur) për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiotrope apo analoge”sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tri (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arreshtit shtëpiak kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

5.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhënia e Ryshfetit”.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person, për shkak të veprës penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

6.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

7.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) perosni, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) perosnave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.