Prishtinë, 30 korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër shtatëdhjetenëntë (79) persona , janë ndaluar njëzet (20) persona me urdhër të prokurorit të shtetit dhe parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur njëmbëdhjet (11) aktakuza, kundër dymbëdhjet (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | / | 9-12 | /10-16 | 2-2 | 11-12 | 27-32 | 5-5 | 64-79 |
Ndalimet | 10 | 2 | 1 | 1 | 3 | 1 | 2 | 20 | |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 1-1 | 2-2 | 1-1 | / | / | 4-4 | ||
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
//
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dhjetë (10) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Në tri raste të ndara, janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual”, dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy persona janë ndaluar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Detyrimi”, si dhe, një (1) i mitur është ndaluar për 24 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi” sipas KPKR-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e sherbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos përfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave dhe vepër penale vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjet (11) aktakuza, kundër dymbëdhjet (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ngasje në gjendje të pa aftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Sulmi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
7. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale“Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal Republikës së Kosovës. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.