Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej 48-orësh.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 6 1 2 3 2 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       2-2 1-1 1-1 1-1 5 – 5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 Prokuroria Speciale:

/////

 

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre (3) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

 

 Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  dy  (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kultivimi i bimës, hashashit apo kokainës”, dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale ” Kultivimi i bimës, hashashit apo kokainës”.

Prokuroria Themelore në Gjilan:

/////


Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“, “Sulmi“, si dhe “Marrja e kundërligjshme e pasurisë së huaj“.

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dëmtim prone”. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.