Prishtinë, 12 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu me urdhër të prokurorit janë realizuar dy (2) sekuestrime ku janë sekuestruar armë dhe substanca narkotike.
Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tetë (8) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Gjithashtu me urdhër të prokurorit janë realizuar dy (2) urdhërkontrolle, nga të cilat janë sekuestruar armë dhe substanca narkotike.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra te ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, fillimisht është dërguar për identifikim, e më pas për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
1-10 | 8-12 | 15-18 | 7-7 | 1-1 | – | 2-2 | 7-9 | 41 – 59 |
Ndalimet | – | 2 | – | – | – | 2 | 1 | 2 | 7 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 4-8 | – | 1-4 | 1-1 | 1-1 | – | 8 – 15 |
Bastisjet | – | – | – | – | 2 | – | – | – | 2 |
Sekuestrimet | – | – | – | – | 2 | – | – | – | 2 |
Prokuroria Speciale (PS):
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) personave, ku nëntë (9) prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ndërsa kundër një (1) të akuzuari është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Grabitja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Aktakuzat :
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për vepër penale “Ngacmimi”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Bastisjet:
Me urdhër të prokurorit është realizuar një (1) urdhërkontroll në komunën e Vitisë, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, me ç’rast janë sekuestruar armë dhe lidhur me rastin janë udhëzuar policia që ndaj të pandehurve të përpilojnë kallëzim penal në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit është realizuar edhe një (1) urdhërkontroll, për shkak të dyshimit se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ku është sekuestruar substancë narkotike, personi i dyshuar është vendosur në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e kërkuar.
Sekuestrimet:
Pas realizimit të urdhërkontrollit në komunën e Vitisë, janë sekuestruar këto armë:
- Tri (3) pushkë gjuetie dhe
- Tridhjetedy (32) fishekë.
Ndërsa, pas realizimit të urdhërkontrollit tjetër janë sekuestruar:
- Pesëmbëdhjetë (15) qese me substance narkotike, e dyshuar e llojit ‘’marihuanë’’,
- Një (1) qese me substance narkotike, e dyshuar e llojit ‘’hashash’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Sulmi”,” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vetëgjyqësia”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor“, “Sulmi“, si dhe “Marrja e kundërligjshme e pasurisë së huaj“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra te ndryshme penale.
Një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,
Një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.
Raste tjera me interes për publikun:
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, fillimisht është dërguar për identifikim, e më pas për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.