Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prishtinë, 12 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një  (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

5-5 2-2 6-10 1-1 20-22 5-8 3-7 42 – 55
Ndalimet 3 4 1 1 7 16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       1-1 1-1 2-3 1-1 1-1 6 – 7
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“ nga neni 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi,  për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 169 të KPRK-së.

 

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale.  Dy (2) persona  janë ndaluar për veprën penale “Mashtrimi ”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e masës se paraburgimit :

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) për veprën penale “Lëndim  i lehtë trupor”,

 

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3 ) persona për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”,

 

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3 ) persona për veprën penale  “Vetëgjyqësia”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

 Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet e dy (22) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepër penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepër penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepër penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ngacmimi”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në katër (4) raste ka ndaluar shtatë (7) persona, një (1) person i ndaluar për veprën penale  “Kanosje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale  “Vjedhje e rëndë“, një (1) person i ndaluar për veprën penale  “Dhuna në familje“, si dhe katër (4) persona të ndaluar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Sulmi“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë kundër një personi, për veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë  (5)  aktakuza kundër tetë  (8)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuze kundër katër (4) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Vetëgjyqësia“.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.