Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

25 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tetë (8) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale, si  dhe ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, dhe ka ngritur katër  (4) aktakuza kundër pesë   (5) personave, si dhe një sekuestrim të përkohshëm për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë“.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1-1 14-20 8-11 4-5 9-9 3-4 4-5 7-8 50 – 62
Ndalimet 2 2 2 2 3 2 13
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-5 3-3 5 – 8
Bastisjet
Sekuestrimet 1 1

 

Prokuroria Speciale (PS):

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetë (20) persona, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Shmangia nga tatimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave për shkak të dyshimit të baazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose e tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë , ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

 Aktakuzat :

Tri  (3) aktakuza kundër katër  (4) personave, vepra penale ”Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës ”,

Sekuestrimet e përkohshme:

Orë dore Audemars Peuguet automatik me nr.0688AF1998, orë dore Kasio ngjyre e zezë MCW-100H, orë dore Maurice Lacroix, orë dore ngjyre ari Casio Quartz 1301 AQ-320, orë dore ngjyre hiri Kron Taler nr. serik 722156, orë dore ngjyre ari Michael Cors nr.251804, orë dore ngjyre te bardhe me rripa te zi Ieke Quarc, orë dore ngjyrë e kuqe Trias Automatic nr.T22337-190, ore dore ngjyre hiri Breitling 1884 nr.A13370, ore dore ngjyre hiri Champion Royal nr.A13370, orë dore ngjyre ari Emporio Armani nr.ST2732AGS, orë dore ngjyre ari Terry Quartz, orë dore ngjyre hiri Swatch Swis, orë dore ngjyrë e zezë pa rripa Dexter nr.DX1115.1, orë dore ngjyre ari Ascot, orë dore ngjyre hiri me rripa ngjyre kafe Nannini, orë dore me ngjyrë të zezë dhe të hirit Rolex nr.15/423, të cilat janë konfiskuar nga i dyshuari B.B., nga Komuna Pejës,  shkak tё dyshimit tё bazuar se i lartcekuri ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 parag.1 nën parag.1.4 te KPRK-së

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Detyrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.