22 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak dhe suspendimin nga puna.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | 3 | 2 | 1 | 2 | – | 1 | 1 | 1 | 11 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-2 | 1-2 | – | – | – | – | 3 – 4 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me vendim të Prokurorit Special, janë ndaluar 3 (tre) persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile“ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ –së.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.
Paraburgimet :
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak dhe suspendimin nga puna, ndaj dy (2) personave për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
/////
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.