21 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | – | 2 | 3 | – | – | 1 | 7 | 13 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | – | – | – | 1-1 | 2 – 2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
/////
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për 48 orë. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Marrje ryshfeti” dhe një person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
/////
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
/////
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.