20 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 2 | 1 | 1 | – | – | – | – | 4 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 1-1 | – | – | 1-1 | – | – | 2 – 2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
/////
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
/////
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////