Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

07 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar për  kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë (9) persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar  dy persona  (2) persona për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 2 5 2 2 3 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-3 1-4 1-2 4-9
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Departamenti për të mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunimi’’.

 Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

 Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe dy (2) persona për veprën penale “Prezantim i rremë si persona zyrtarë”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar  dy persona  (2) persona për 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimin kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

/////

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“.