Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

06 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për caktimin e masës se paraburgimit

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy (2) raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 4 3 3 5 1 16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

4-4 2-2 1-1 1-1 8 – 8
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

 /////

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 /////

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”,

Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve, shkurres, hashashit apo kokainës” dhe një persona i ndaluar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për paraburgim:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka paraqitur dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për caktimin e masës se paraburgimit për veprën penale ““Kultivimi i narkotikëve, shkurres, hashashit apo kokainës”

 Prokuroria Themelore Gjilan:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar katër (4) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Dhuna në familje”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“.