13 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetë e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona dhe ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 15-21 | 6-6 | 3-3 | 5-5 | – | 3-5 | 9-14 | 41 – 54 |
Ndalimet | – | 6 | 3 | 3 | – | – | – | – | 12 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | – | 1-2 | – | 1-3 | 2 – 5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për krime të rënda- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Grabitje’’.
Departamenti për të mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunim’’.
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjete (15) aktakuza kundër njëzetë e një (21) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për shkak të veprave penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit”, ”Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lëndë trupor”,.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paftë ose të dehur”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja“ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Ndërtimi pa leje“ dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave“.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.