10 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | – | 2 | 2 | 3 | – | 1 | – | 8 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-2 | – | – | – | – | 1-1 | 3-3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
/////
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Shtytja në kryerjen e veprës penale lëndimi i lehtë trupor’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
/////
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Kanosja“, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.