10 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 3 | 2 | 1 | – | 2 | 1 | – | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-3 | – | 1-1 | 1-1 | 1-1 | – | 5 – 6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:
Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’.
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepra penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjate 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////