07 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetri (43) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ngritur njëzetë e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 26-30 | 5-5 | – | 2-2 | 4-6 | 1-1 | 5-6 | 43 – 50 |
Ndalimet | – | 2 | 6 | 1 | – | – | 1 | – | 10 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 3-3 | 1-1 | 1-1 | – | 2-2 | – | – | 7 – 7 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda- ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti i Përgjithshëm – ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për veprat penale: ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe ‘’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik’’.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Piratëria’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Amnistia dhe falja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehte trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkaktimi i falimentimit’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Katër (4) persona në dy raste ndaras janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”.
Departamenti i Krimeve , me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar (1) person të dyshuar për veprën penale “Ngacmimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mituri, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor “.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“.
Dy (2) aktakuza kundër (3) personave, për veprën penale nga neni “Lëndimi i lehtë trupor“.