27 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë në kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetë e katër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
1-1 | 16-24 | 5-8 | – | 3-3 | 4-4 | 4-4 | 6-7 | 39 – 51 |
Ndalimet | 2 | 3 | 2 | – | 3 | – | – | 3 | 13 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
2-2 | – | – | – | – | – | 1-1 | – | 3 – 3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person është ndaluar një person për shkak të veprave penale nga neni 277 dhe 390, të KPRK-së, si dhe një (1) person është ndaluar sipas urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprës penale të narkotikeve nga neni 267 të KPRK- së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (1) person për shkak të veprave penale nga neni 277 dhe 390, të KPRK-së, si dhe për një (1) person, për shkak të veprës penale të narkotikeve nga neni 267 të KPRK- së.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj një (1) të pandehuri, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për te mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër Njëzetë e katër (24) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja’’
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mashtrimi ‘’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rëndë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Prokuroria Themelore Pejë:
/////
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë “.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.