19 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për dhjetë (10) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, dhe një (1) kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 19-19 | – | – | 2-3 | 4-5 | 3-3 | 10-11 | 38 – 41 |
Ndalimet | – | 4 | 1 | – | – | 3 | 1 | 2 | 11 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 2-3 | 2-3 | 1-1 | – | 1-1 | 1-1 | 8 – 10 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesën për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Dhuna në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kanosja”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Rrëmbimi”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, si dhe ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.