Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-14 12-16 8-10 1-1 20-22 9-9 62 – 72
Ndalimet 3 4 1 4 12
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       3-3 1-1 4 – 4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit me vendim të prokurorit special ka ndaluar tre (3) persona, të dyshuar për veprën penale: “Shpërlarja e parave“, nga neni 302 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 56 (par.1, nën par. 1.1) të Ligjit nr. 05/L-096 Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, “Falsifikimi i dokumentit“, nga neni 390, si dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“, nga neni 403 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për vepre penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Departamenti për Krime të Rënda një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

/////

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

 Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe ka ndalur një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i besimit”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ ,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.