Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prishtinë, 08 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.            Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 2 1 1 4
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       1-1 1-1 1-1 1-1 4 – 4
Bastisjet
Sekuestrimet

 Prokuroria Speciale:

/////

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“ nga neni 370 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Kanosja“ nga neni 181 të KPRK-së.

 

 

Prokuroria Themelore Pejë:

/////

Prokuroria Themelore në Gjilan:   

/////                                                                                                                                                        

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.