Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroia Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 2 1 1 3 10
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-2 1-1 3 – 3
Bastisjet
Sekuestrimet

Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”, ndërsa tjetri veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

 

 Prokuroria Themelore Pejë:

/////

 

 Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.


Prokuroria Themelore në Gjakovë:

/////

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, një  (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.