Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prishtinë, 08 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.                                  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë  (5)  aktakuza kundër pesë  (5) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-15 5-6 9-9 2-2 5-5 5-12 38 – 49
Ndalimet 4 1 1 1 2 9
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       3-5 1-1 1-1 1-1 1-1 7 – 9
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe tre (3) persona, në dy raste ndaras, për veprën penale “Lëndimi trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar).

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Kanosja“ nga neni 181 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për krime të rënda – një person për veprën penale “Blerja, posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge“ nga neni 267 të KPRK-së.

Aktakuzat:    

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehte trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë:

 

/////

Prokuroria Themelore në Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Kanosja’’ dhe “Mospërfillja e gjykatës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy(2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy(2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë  (5)  aktakuza kundër pesë  (5) personave  për vepra te ndryshme penale.

Dy aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehte trupor“,

Një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi“.

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, në dy raste të ndara për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.