Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
-Departamenti për Krime të Rënda
-Departamenti për të Mitur, dhe
-Departamenti i Përgjithshëm
Prokuroria Themelore në Mitrovicë përfshinë territorin e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka gjashtëmbëdhjetë (16) prokurorë dhe gjashtëdhjetetetë (68) staf mbështetës.
Në administratën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë të angazhuar gjithsej gjashtëdhjetetetë (68) persona, staf mbështetës.
Tel: 045/817 964
Email: [email protected]
Adresa postare:Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Lagja e Boshnjakëve -Mitrovicë Veriore
Administrator dhe Zëvendës/Administrator (2):
UD/Udhëheqës i Sektorit të Shkrimores (1);
Bashkëpunëtor Profesional (14);
Zyrtar për Komunikim Publik (1);
Zyrtar për Buxhet dhe Financa (1);
Zyrtar të TI-së (2);
Përkthyes (8);
Zyrtar Ligjor (5);
Sekretare juridike (15);
Referent (6);
Arkivist (5);
Zyrtar për Transport (4);
Recepsionist (2);
Mirëmbajtës (1)
Dorëzues (1)