Mitrovicë, 15 janar 2025 – U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha ka pritur në takim udhëheqës të Shërbimit Korrektues të Kosovës të prirë nga Besar Gashi, U.D. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Operativë dhe Siguri i SHKK me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe sfidat e ndryshme të punës.
Në fund të takimit u dakordua që të realizohen takime të vazhdueshme në mes të dy institucioneve, si dhe bashkëpunimi i deritashëm të vazhdojë edhe më tej.