Mitrovicë, 24 janar 2025 – U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan të udhëhequr nga Kapitenja Laura Eckstein.
Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme të punës dhe funksionimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është trajtuar çështja e zgjedhjeve parlamentare, si dhe sfidat e ndryshme të punës.
Në fund të takimit U.D. Kryeprokurori Rexha vlerësoj rolin e KFOR-it amerikan në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe u dakordua që bashkëpunimi i deritashëm të vazhdojë edhe më tej.