Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 07 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në periudhën 30 shtator – 06 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej dyzeteshtatë (47) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

– Njëzetenëntë (29) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,

– Trembëdhjetë (13) persona të ndaluar,

– Tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave,

– Një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj katër (4) persona,

Takimet e ndryshme të realizuara:

– UD/Kryeprokurori Njazi Rexha ka realizuar takimet e hapura me qytetarë,

– UD/Kryeprokurori Njazi Rexha ka realizuar takime të ndryshme me UNMIK dhe EULEX.